|
|
|
Lizing Operacional i Plote
 Hyundai Getz, 36 muaj me 351 EUR/muaj!Me shume informacion? Na kontaktoni!
Autovetura eshte pjese e pandashme e stilit te jeteses. Perfitimi i perdorimit te tyre shpeshhere eshte i fshehur ne rutinen e perditshme te zgjidhjes se situatave, e cila lidhet ngushte me
veprimtarine e autoveturave. Por a eshte i nevojshem harxhimi i shumave te medha financiare per blerjen e nje autoveture te re, apo detyrime te tjera administrative qe lidhen me te, sigurimi i
mirembajtjes dhe sherbimeve, sherbimet harxho-merr, policat e siguracioneve, apo bezdisjen ne fund per shitjen e autovetures?
Nje nga produktet tona eshte Lizing Operacional i Plote (Qera afatgjate e paketes se plote), e cila ofron shume avantazhe ne krahasim me Lizing Financiar te zakonshem, dhe eshte zgjidhje e
bezdisjeve ne procedurat e gjata ne lidhje me autoveturen tuaj.
Çfare perfshihet ne Lizing Operacional te Plote dhe cfare ofrohet?
- Nuk eshte e nevojshme te paguash depozite (sipas paketes)
- Administrim i thjeshte
- Njoftim i menjehershem gjate seleksionimit te autovetures
- Marrja persiper e te gjitha procedurave administrative ne lidhje me porositjen e autovetures se re dhe rregjistrimin. Jemi te gatshem te sigurojme levizjet tuaja me nje autoveture
zevendesuese deri ne momentin e dorezimit te autovetures suaj
- Pagesa e te gjitha detyrimeve shtese: Taksa e rruges, taksa e rregjistrimit
- Periudhe garancie, dhe mbas kesaj periudhe servise te autorizuara
- Mbikqyrje per shpenzimet e sherbimeve (sherbimet periodike)
- Nderrim gomash - çdo 30,000 KM
- Siguracion KASKO per gjithe periudhen e Lizingut operacional
- Makine zevendesuese te se njejtes kategori
- Shitje te makines se vjeter (e kerkuar ne marrveshje)
Nese mendoni te blini nje makine te re, ne jemi gati t'ju ofrojme Lizing Operacional te plote, per periudhat 12, 24, 36 dhe 48 muaj. Mbas perfundimit te kesaj periudhe, ne kemi mundesine
t'ju nderrojme autoveturen me nje te re, kthim ose blerje.
Ndryshimi kryesor ndermjet Lizing Operacional te Plote dhe Lizing Financiar.
Ndryshimi kryesor ne rastin e Lizing Operacional te Plote eshte se nuk ka nevoje te behet pagese e plote e depozites se detyrueshme (30 or 35 %). Ne rastin e Lizing Financiar pagesa periodike
eshte 36 muaj, ndersa me Lizing Operacional eshte 12,24,36 dhe 48 muaj.
Gjate Lizingut Financiar eshte e nevojshme pagesa e detyrimeve shtese si taksa e rruges, taksa e rregjistrimit, kartoni jeshil, siguracioni ndaj paleve te treta. Ne rastin e Lizingut
Operacional eshte detyrim vetem pagesa mujore e fatures.
Ne jemi te sigurt se sherbimi yne ju ofron fleksibilitet dhe komoditetin qe ju kerkoni. Nese jeni te interesuar ne kete produkt, ju lutemi te mos hezitoni te na kontaktoni ne operational.leasing@tirana-car-rentals.com. |